“Skema e Rilindjes nuk ka garë”, ish-drejtoresha e Tatimeve kundër Ramës: Jam për lista të hapura 100%

Ish-anëtarja e Asamblesë Kombëtare të PS-së, Briseida Shehaj deklaroi se është pro listave të hapura 100%.

Në një intervistë për emisionin Tempora, Shehaj u shpreh se me lista të hapura 100% dotë ketë garë dhe gara sjell gjithmonë diçka të mirë.

“Unë jam për lista të hapura 100%, pasi ku ka garë prodhohet gjithmonë diçka e mirë. Unë e kam shprehur këtë. Jam për lista 100% të hapura. Jo për këto metodat e hedhura rishtazi nga Rilindja. Listat e hapura do të sillnin disa alternativa të votuara nga populli, kurse listat e hapur amë këtë formulë nuk besoj se do të prodhonin diçka të madhe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Tiranë ka 34 deputetë, me propozimin e Rilindjes, nga 1 deri në 11 do të jetë e mbyllur do të jetë e mbyllur nga kryetari, ndërsa pjesa tjetër do të garojë. Në 2017 PS mori 18 deputetë, pra deri te i 11-ti janë të kryetari. Populli, që të gjithë shqetësohen, do të votojë nga 1 deri në 18. LSI ka 5 që nuk ka garë fare, PD 11 që do të thotë plus minus 1. Kjo skemë e Rilindjes nuk fut garën dhe nuk fut mendim për popullin”, deklaroi Shehaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?