Skema mbështetëse në bujqësi, ministrja Anila Denaj: 71.537 fermerë aplikues, nisin verifikimet

Aplikimet për skemën kombëtare të mbështetjes në bujqësi për vitin 2024 u mbyllën me 71.537 fermerë aplikues. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, thotë se tashmë ka nisur procesi i vlerësimit administrativ të aplikimeve, për t’i hapur rrugë financimit.

“Synojmë t’i japim përgjigje të shpejtë dhe konkrete përmes financimit të gjithë fermerëve që plotësojnë kushtet e aplikimit”, tha Denaj. Referuar statistikave, në skemën e mbështetjes për bujqësinë aplikuan 69 510 fermerë individualë, blegtorë, bletarë, 321 grupe fermerësh dhe 21 Shoqëri të Bashkëpunimit Bujqësor, duke synuar zhvillimin e mëtejshëm të aktivitetit bujqësor dhe blegtoral dhe përfituar nga mbështetja e qeverisë.

Sipas statistikave të publikuara nga MBZHR, për masën mbështetëse blegtori, aplikuan 9288 fermerë; në bletari 4322 fermerë; në masën për inpute në serra, aplikuan 816 fermerë; bimë mjekësore dhe aromatike 954 aplikime; global gap 48 aplikime; 54255 fermerë aplikuan për naftë pa taksa dhe 169 fermerë aplikuan për ferma organike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?