Skemat e mashtrimit: 60 milionë euro dëm shtetit

 

60 milionë euro është dëmi që i është shkaktuar shtetit nga skemat e mashtrimit në 6-mujorin e dytë të 2015.

Prokuroria ka vendosur në sekuestro pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme që arrijnë në një vlerë të përafërt prej 45 milionë eurosh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zyrtarisht, vitin e kaluar kanë nisur hetimet për 6 skema mashtrimit, ku kryeson ajo e DIA-s me një vlerë mashtrimi prej 10 milionë euro dhe çështja Becchetti me një vlerë prej 40 milionë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tjetër skemë mashtrimi ishte ajo e skandalit me rimbursimin e ilaçeve, me një dëm prej 2 milionë euro. Në krye të kësaj skeme dyshohet se është drejtuesi i një kompanie private farmaceutike dhe që ka përfshirë në hetime, zyrtare e ish zyrtare të Fondit të Kujdesit Shëndetësor, dhe administratorë farmacish.

Prokuroria e Korçës zbuloi një tjetër skemë mashtrimit, me një dëm prej 1.5 milionë euro, në tregun e materialeve interte. Ndërsa në nëntor, prokuroria e Tiranës zbuloi aferrën e shmangies së detyrimit ndaj shtetit për shitjen e aksioneve të kompanisë së naftës “Fullpet”, me një vlerë prej 500 milionë lekësh të reja.

Në dhjetor prokuroria e Fierit zbuloi një tjetër aferrë në tregun e karburanteve, ku përgjegjës konsiderohet administratori i “Tea Oil”, Adrian Xhillari. Vlera e shmangies së detyrimeve ndaj shtetit ishte rreth 2.5 milionë euro.

E fundit, ishte skema e mashtrimit në tregun e lojërave të fatit me një vlerë prej 1 milionë euro. Për këtë janë arrestuar Ndoj e Paulin Preçi, administratorë të kompanisë një kompanie lojërash fati./TCH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?