Skemat, ja si të huajt “pastrojnë” paratë në Shqipëri

Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave. teksa ka përgatitur raportin për aktivitetin e kryer prej saj vitin e kaluar, të bëjnë përshtypje brenda tij disa raste, të servirura si tipologji, ku persona të caktuar synojnë të përdorin Shqipërinë si lavatriçe për të filtruar paratë e fituara me aktivitete kriminale, ose të përfituara nga evazionet fiskale.

Lëvizje të dyshimta fondesh nga një menaxher i huaj

Konkretisht, Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit të Parave është informuar nga një subjekt se një shtetas i huaj me llogari bankare të hapur në një nga bankat në vendin tonë, kishte kërkuar të transferonte 200 mijë euro në favor të të birit, për t’i blerë një shtëpi.

Duke marrë në konsideratë shumën e konsiderueshme, DPPP nxori urdhër bllokimi të përkohshëm mbi llogaritë bankare të personit me balancë me vlerë vërtet të lartë.

Gjatë investigimit, u pa se më 2008 ”D” kishte hapur dy llogari bankare në Shqipëri dhe po atë ditë depozitoi 1 milion euro në ‘cash’, ndërkohë që disa ditë më pas kishte shtuar edhe 250 mijë.

Më 2011-2015 ”D” kishte kryer disa transaksione në llogarinë në Shqipëri, duke përfshirë tërheqje ‘cash’ dhe transferta jashtë.

Shumën 250 mijë euro në favor të një kompanie në një vend evropian për blerje rezidence.

412 mijë euro transfertë në llogarinë e tij personale bankare jashtë Shqipërisë.

300 mijë euro në favor të kompanisë X në SHBA për blerje apartamenti.

100 mijë eruro transfertë drejt Kandasë në favor të një kompanie për pagesë kredie në emër të bashkëshortes së tij

Tërheqje cash në shumë 126 mijë euro

Në vijim të verifikimeve të kryeraë në3 sistemim TIMS rezultoi se ky shtetas kishte jryer disa hyrje dalje në Shqipëri dhe në datën e depozitimit të shumës 1 milionë euro kishte udhëtuar me makinë i shoqëruar nga një tjetër shtetas i huaj “E”.

“D” është menaxher i përgjithshëm në një subjekt privat në vendin e tij ndërkohë që “E” është i punësuar pranë kësaj kompanie bashkëpunëtor i afërt.

Në 2010, “E” ështe arrestuar në një vend të BE pasi ka pasur një shumë cash 750 mijë euro të padeklaruara.

SHKARKO APP