Skemat mbështetëse, 6 mijë fermerë aplikuan për të përfituar nga fondet
Rreth 6 mijë fermerë kanë aplikuar pranë Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural për të përfituar nga Skemat Kombëtare Mbështetëse të Buxhetit të Shtetit.
Drejtorja e këtij instituticioni Frida Krifca tha se këtë vit fermerët janë asistuar edhe nga studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës. Gjatë një aktiviteti të zhvilluar në një fermë në Fushë Krujë, Krifca tha se qeveria do të shtojë burimet njerëzore për t’ju ardhur në ndihmë banorëve.
Frida Krifca: “Kërkohet që të ketë një frymë të re që të punësohen ose nga konsulentët apo ju vetë të krijoni agjensinë tuaj të konsulencës, ose ju vetë të jeni konsulentë të pavarur dhe të shkoni të kapni 10 fermerë e ti thoni që ‘në skemën e rradhës unë do të ndihmoj ty dhe bashkëfshatarët e tjerë dhe do t’jua bëj unë dokumentat.”
Sipas Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural vetëm në 5 muajt e parë të vitit 2018, pranë këtij instituticioni kanë aplikuar 30 % më shumë fermerë se në vitin 2017, për të përfituar nga skemat mbështetëse.
/Ora News
KOHA JONË SONDAZH

