”Skemë kriminale”, Kryemadhi: Klodian Zoto ka bërë evazion! Kërkojmë transparencë
Skandali me inceneratorët, ku disa të moshuar rezultojnë pronarë të disa kompanive që kanë bërë evazion fiskal, janë beteja që ka nisur kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi. E ftuar në ”Open”, ajo pohoi se kërkon transparencë nga Kompania Integrate Teknologji BSPV që të sqarojë të gjitha procedurat për koncensionin me nënkontraktorin e saj Klodian Zoto. Për të 128 milionë dollarë që janë dhënë për inceneratorin e Tiranës nuk janë investuar, ndërsa shtoi se ky koncesion korruptiv ngarkon shqiptarët me angazhim financiar prej 30 vitesh.
“Ajo që kërkoj dhe e them përsëri është se mungesa e transparencës, se cila është arsyeja që Integrate BCS s’na tregon transparencën e investimeve të saj në inceneratorin e Tiranës.
Vërtetë kjo kompani s’ka lidhje me kompanitë që kanë bërë evazion, por nënkontraktori i tyre ka bërë evazion fiskal me këto kompani. Ajo që mendoj se është me rëndësi për ta kuptuar, është se e gjitha kjo që është ndërtuar, është skemë kriminale dhe korruptive, jashtëzakonisht e madhe.
S’mund ta mohoj dot se Klodian Zotitm që është në kërkim, se në Integrate Tecnologji Servis, Integrate Energy BVSPV i ka kaluar atij vetëm për Iniciatorin e Tiranës, 25 mln dollarë. Ajo që është me rëndësi, Zotos, janë dy kompani të tjera në Fier, që kanë të njëjtin pronar.
Në aspektin ligjor, apo ndarjes së kompanive, inceneratori i Tiranës, është kompani koncensionare, për të cilën doli sot avokati i saj, Erion Veliaj që shpjegoi apo mbrojti këtë koncesion korruptiv që ngarkon shqiptarët me angazhim financiar prej 30 vitesh”.