Skemë mashtrimi për marrje kredie, arrestohet një person

Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi kishin ngritur një skemë mashtrimi përmes të cilës merrnin kredi të cilat nuk i shlyenin.

Në pranga ka rënë shtetasi H. L., 33 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi L. A, që për arsye hetimi nuk jepen të dhëna.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë marrë kredi të vogla në institucione mikrofinanciare duke përdorur dokumente të dyshuara të falsifikuara.”, njofton policia

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi në kredi“ dhe “Falsifikimi i dokumenteve.”.

SHKARKO APP