Skena e krimit/Burri u vra në dhomën e ndenjes, gruaja në korridor
Një vrasje e trefishtë me armë zjarri ka tronditur kryeqytetin. Gjatë një konflikti, dhëndri ka vrarë ish-vjehrrin, ish-vjehrrën dhe më pas veten. Pas kqyrjes paraprake të skenës së krimit, grupi hetimor bën me dije se Bujar Mata u gjet i vrarë në dhomën e ndenjes, ndërsa Valentina Mata u gjet në korridor në tentativë për t’ju larguar 52-vjeçarit, Majlind Lilës.
Majlindi ishte kthyer prej dy ditësh nga Suedia, vend ku edhe jeton ish-bashkëshortja e tij, Nevila Mata 36-vjeç. Të dy ishin prindër të një vajze të vogël. Mësohet se Majlindi ka patur konflikte me Nevilën, e cila nuk kishte pranuar që të kthehej në Shqipëri me të dhe për këtë arsye ai i ka vrarë prindërit.
Fqinjtë e çiftit Mata, janë shprehur se ishin të tronditur nga lajmi dhe se nuk mund ta besonin pasi të dy ishin njerëz shumë të mirë.
”Shumë familje e mirë. Jemi shumë të tronditur. Sipas thashethemeve këta kanë pasur konflikte por nuk e mendonim që do arrinte deri këtu. I njohim prej 25 vitesh. Nuk na shkonte mendja që do të ndodhte kjo gjë. Jemi shumë të trishtuar. Eshtë bërë hataja”,- tha fqinja përmes lotëve.
KOHA JONË SONDAZH

