Skenari i bujshëm sipas Kikos: Rama merr drejtimin e “Opinion”, Fevziu kryeministër

Gazetari Lutfi Dervishi ka komentuar situatën mediatike në vend përmes personazhit të tij tashmë të njohur, Kiko. Dhe për të, Kiko i shqetësuar nga mungesa e qarkullimit të elitave politike dhe mediatike në Shqipëri, ofroi një zgjidhje në të mirë të stabilitetit të vendit. Sipas tij, kryeministri Edi Rama ndërron rolin me gazetarin Blendi Fevziu, Sali Berisha me Filip Çakullin dhe jo vetëm.

Postimi i plotë

Partia e Gazetarëve rrëmben pushtetin! Kiko i shqetësuar nga mungesa e qarkullimit të elitave politike dhe mediatike në Shqipëri, ofroi një zgjidhje në të mirë të stabilitetit të vendit dhe në interesin më të mirë të qytetarëve shqiptarë. Rokada e madhe sjell në pushtet gazetarët (PG, partia e Gazetareve) dhe flak në media pushtetarët. Pas një konsultimi të gjatë me Abun dhe faktorin ndërkombëtar Kiko vendosi sa më poshtë:

Edi Rama drejtues i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu kryeministër.

Sali Berisha drejtues e emisionit investigativ “Fiks Fare”, Filip Çakulli kryetar i PD-së.

Bajrajm Begaj, drejtues i emisionit “Koha për t’u zgjuar”, Bashkim Hoxha, president.

Lindita Nikolla moderatore e emisionit “Pasdite me Linditën”, Rudina Magjistari, kryeparlamentare.

Elisa Spiropali, moderatore e emisionit, “Now”, Erla Mëhilli ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Bledi Çuçi, moderator i emisionit “Në Shënjestër”, Klodiana Lala ministre e Brendshme.

Frida Krifca, drejtues i emisionit “Hapësirë e Blertë”, Marash Mirashi, ministër Bujqësie.

Dalina Ibrahimaj moderatore e emisionit “Ekonomi plus”, Aurora Sullçe, ministre e Financave dhe ekonomisë.

Bora Muzhaqi, moderatore e emisionit “Fëmijët dhe e ardhmja”, Ketrin Gjonçaj ministre e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët.

Belinda Balluku, moderatore e emisionit “Open”, Eni Vasili, ministre e Energjisë.

Ogerta Manastirliu, moderatore e emisionit “Trupi dhe Shëndeti”, Flamur Topi, ministër i Shëndetësisë.

Niko Peleshi, drejtues i emisionit “Arena”, Dritan Hila, ministër i Mbrojtjes.

Olta Xhaçka, drejtuese e emisionit “Task Force”, Sonila Meço, ministre e Jashtme.

Edona Bilali, moderatore e emisionit “Ekonomi plus”, Klaudia Karabolli, ministre shteti për mbrojtjen e sipërmarrjes.

Evis Kushi, moderatore e emisionit “Auditor – Arsimi”, Edlira Birko, ministre e Arsimit.

Elva Margariti, moderatore e emisionit “Bibliotekë”, Arta Marku, ministre e Kulturës.

Ilir Meta, drejtues i emisionit “Drejt”, Luan Rama kryetar i Partisë së Lirisë.

Ulsi Manja, moderator i emisionit “Me zemër të hapur”, Evis Ahmeti, ministre e Drejtësisë.

Endri Fuga, drejtues i emisionit “Syri Digjital”, Bledi Marku minister i Informacionit.

Lindita Karcanaj, drejtuese e emisionit “Kjo Javë”, Nisida Tufa, drejtoreshë e AKSHI-t.

Arben Kraja, drejtues i emisionit “Xhungel”, Artan Hoxha, Drejtues i SPAK-ut.

SHKARKO APP