Skenari i krimit/“Turisti” anglez në hotelin e Nikulajt, i jepte informacion vrasësit portugez

Një skenar i detajuar për vrasjen e biznesmenit Adrian Nikulaj teksa po pinte kafe në hotelin e tij në Shëngjin, është ideuar nga të huajt. “Turisti” anglez i cili është një nga bashkëpunëtorët e vrasjes së Ardian Nikulajt, ndodhej prej ditësh në hotelin e Nikulajt, kjo me qëllim që t’i jepte informacion vrasësit portugez.

Gjashtë persona janë shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, ndërsa kanë dalë në dritë detaje të reja.

Ekzekutori është identifikuar si Ruben Saraiva, ndërsa bashkëpunëtorët janë Edmond Haxhia Done, shtetas shqiptaro-britanik; Harry Simson, shtetas britanik, Harriet Bridgeman, shtetase britanike; Thomas Mithan, shtetas britanik dhe Steven Hunt shtetas britanik. Policia e Shtetit në një deklaratë zyrtare tha se pista ku po hetohet vrasja e Nikulajt është gjakmarrja.

SHKARKO APP