Skenari për nesër në protestën e opozitës

 

 

Nesër mendohet nga selia blu se mund të jenë diku tek 200 mijë protestues, të të gjitha krahëve politikë, të pakënaqur me reformat e qeverisë. Në realitet mund të vijnë diku tek 100 mijë persona, çka prapë është shumë. Fillimisht do mblidhen në sheshin Skenderbej, duke ardhur nga stacioni i trenit, Medresea, rruga e Durrësit, rruga e Kavajës, ndërsa nga rruga e Elbasanit dhe Tirana e re do të vërshojnë direkt për nga ana e presidencës drejt kryeministrisë.

Kjo për të shpërndarë kordonin e policisë ku do të jenë 5670 forca policie.  Forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe ato speciale për operacione të klasit të parë do të jenë vendosur përreth kryeministrisë, para TVSH, deri tek Piramida. Një pjesë me mjete zjarrfikëse, makinat e ujit, makinat me gazlotësjellës do vendosen afër hotel Sheraton dhe tek Garda e Republikës. Një pjesë e  forcave të policisë kriminale do të futen brenda rradhëve të protestuesve për të ndjekur e raportuar ndonjë person me prirje terroriste. SHISH do të jetë në turmë, por ministria e brendshme dyshon se nuk do të jenë për të shuar rrëmujën , por për ta shtuar atë, sepse mendojnë se Berisha e ka nën patronazh këtë shërbim intelegjent. Ndaj dy shërbimet do jenë brenda turmës e do të hetojnë e raportojnë për përsona me prirje kriminale e terroriste, porse njëkohësisht do të raportojnë edhe për njeri tjetrin.

 Policia është urdhëruar që nesër të kontrolloj personat që do të vijnë në mitingun e opozitës, sidomos në hyrje tek Doganat, tek ish-kombinati, para zonës së Pallatit të Brigadave. Çdo person me armë apo thika e mjete të tjera të ndaluara do të arrestohet.

Selia blu ndërkohë ka dy skenare. Njeri për protestë e tregim muskujsh , por pa e ka kaluar cakun e një proteste normale, ndonëse akoma nuk po e shpallin nëse do të qëndrojnë ditë-natë para kryeministrisë apo jo. Por mësohet se në skalionin e parë të protestës tek kryeministria, pas fjalës së Lulzim Bashës, do të tentohet që revolta e popullit demokrat të përballet me forcat e policisë. Nga selia blu është shprehur një shqetsim se mëqënëse nuk ka hekura përreth kryeministrisë nuk do të mund të ndalojnë protestuesit e revoltuar drejt kryeministrisë. Mëqënëse një pjesë e  tyre mund të hyjnë në pjesën e jeshiltë të oborrit të kryeministrisë, edhe nga pas, ose atje ku shikon ndeshjet Edi Rama. Mësohet se në zyrat e kryeministrisë nesër nuk do të ketë asnjë punonjës, edhe si ditë pushimi prej Ditës së 8 Dhjetorit që është me ligj. Edi Rama do të jetë në zyrë dhe ka deklaruar në mjedise afër tij se aty do të rri duke pirë kafe e punuar për popullin. Mundet që kryeministri ta shikojë protestën para zyrës së tij edhe nga një sallë tjetër e blinduar kështu që edhe nëse hedhin gurë protestuesit përsëri nuk ka asnjë problem për jetën e  Edi Ramës.

Në koridoret e kryeministrisë do ketë forca të gardës me automatikë, mitralozë e gaz lotsjellës. Këto ditë është pastruar e rregulluar edhe tuneli që është poshtë kryeministrisë e që të çon jashtë Tiranës, në rast emergjence. Janë vendosur edhe dritat nëpër tunele. Ndërsa nga ana tjetër përballë Ilir Meta në selinë e Kuvendit nuk ka pranuar të vendosen roje shtesë, përveç atyre të çdo dite.

Skenari numër dy, që e dijnë pak veta si dhe “kryekomandantët” e forcave “bathoriane”, është që nëse populli do të turret drejt derës së kryeministrisë për të shprehur urrejtjen e tij kundrejt kryeministrit dhe forcat e policisë do të përdorin forcën atëhere këta “bathorianë” epiko-kuksiano-tropojano-mamurrzako-vlonjato-shijakas do të turren sipas skemës 2 të kontrolluar nga Edi Paloka.

Më pas nuk dihet si ecën skenari!

 

SHKARKO APP