Skenari për sot? LSI: Përshkallëzimi i situatës, stop diktaturës moniste

Sot opozita ”zbret” në Tiranë dhe vijon protestën Kombëtare përballë Kryeministrisë. Dje PS-ja çeli fushatën për zgjedhjet lokale të 30 qershorit por opozita lokale i kundërshton këto zgjedhje. Si do të zgjidhet kriza? Këtë pyetje ja drejtuan nënkryetares së LSI-së, Kejdi Mehmetaj nga intervista dhënë për ”Koha Jonë”, ku ka se kriza zgjidhet përmes largimit të Ramës dhe i hapet rruga qeverisë tranzitore. ”Zgjidhja është e thjeshtë: Kur qindra mijëra qytetarë të kërkojnë largimin, ik! Rama duhet të dorëzojë karrigen e kryeministrit që po e mban peng dhe kështu ti hapet rruga një qeverie trazitore e cila do të marrë të gjithë masat që zgjedhjet e ardhshme lokale e parlamentare të jenë të lira e të ndershme”.

Çfarë po të ndodh sot, protestë simbolike si herën e shkuar? Si do të veprojë LSI-ja më 3 qershor, çadra përballë Kryeministrisë apo datë tjetër për protestë?

Lëvizja Socialiste për Integrim është parti që karakterizohet nga afërsia që ka me votuesit dhe qytetarët, për ne është tejet e rëndësishme të jemi në takime të vazhduara me ta, qoftë për të kuptuar vështirësitë me të cilat haset çdo grup interesi, por edhe për tu konsultuar mbi aksionet dhe vendimet politike që ne marrim si parti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Turi i javëve të fundit ka patur si qëllim kryesor pikërisht konsultimin, pasi situata ekonomike dhe politike nëpër të cilën po kalon vendi është tepër e vështirë dhe së dyti hartimin bashkë me qytetarët të një alternative të re politikash që forcon shtetin dhe e kthen atë në shërbim të qytetarëve dhe jo mbajtjen peng nga një dorë e vetme apo nga një klikë që është pasuruar në kurriz të varfërisë së familjeve shqiptare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në takimet të cilave ju u referoheni qytetarët na kanë kërkuar të mos ndalemi në rrugën që kemi nisur, të vazhdojmë protestat deri në çlirimin e shtetit nga këta pushtetarë të papërgjegjshëm që e drejtojnë aktualisht.

Protesta e sotme do të jetë padyshim me pjesëmarrje shumë të lartë dhe me mesazhin e qartë se Shqipëria nuk mund të kthehet pas në kohë për tu bërë sërish diktaturë moniste e se ne nuk do të lejojmë më që një njeri i vetëm të shkatërrojë të gjithë vendin. Vendimin për çdo lloj forme të përshkallëzimit të situatës do e marrin në çdo rast qytetarët.

/Redjon Shtylla-Koha Jonë/

Nënkryetarja e LSI, Mehmetaj: Koha që Rama të ikë, sot flasin shqiptarët

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?