Skëndaj: Publiku ka pritshmëri të lartë për SPAK-un

Drejtoresha ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erida Skëndaj, e ftuar në ”A2Cnn”, deklaroi se Prokurori i Përgjithshëm, me sistemin e ri të drejtësisë, ka më pak kompetenca sesa ka pasur në sistemin e vjetër. “Sërish do të raportojë në Kuvend për gjendjen e kriminalitetit, do të udhëzojë prokurorët e niveleve më të ulëta dhe përfaqëson akuzën në Gjykatën e Lartë”, tha Skëndaj.

Në lidhje me SPAK-un, Skëndaj u shpreh: “Opinioni publik ka një pritshmëri shumë të madhe sepse pritet ndëshkueshmëria e korrupsionit nga zyrtarët e lartë. Por, ende struktura e SPAK nuk është funksionale. Reforma në Drejtësi pati vështirësi në zbatim, nëse nuk ka vullnet politik për ndërhyrjet në Kushtetutë, do të ishte më mirë që të kishim struktura edhe nën numrin e parashikuar, përsa kohë vetting-u penalizoi kandidatët. Pati edhe nga ata që nuk kandiduan fare. Në këto kushte, më mirë me një numër që është më pak sesa ai i parashikuar në Kushtetutë, por të jenë funksionale institucionet e reja të drejtësisë”.

Skëndaj u shpreh skeptike edhe për Këshillin e Lartë të Drejtësisë (KED): “Ka një sfidë për mënyrën se si do të funksionojë, pasi në radhët e tij ka gjyqtarë dhe prokurorë që ende nuk e kanë kaluar vetting-un. Kjo krijon pikëpyetje nga pikëpamja e integritetit të tyre”.

SHKARKO APP