Skënder Brataj tregon simptomat e variantit Delta: Nuk i ka si Covid-19
Nuk ka ende një konfirmim zyrtar se mutacioni i virusit Covid-19, i njohur si Delta, të ketë mbërritur në Shqipëri, por rreziku ekziston.
Mjeku Skënder Brataj zbuloi edhe disa nga simptomat që ka varianti ‘Delta’, ku nënvizoi se përhapet me shumë shpejtësi, dhe se ka një ngjashmëri me ftohjen normale. Qytetarët e infektuar mund të ndjejnë dhimbje koke, fyti, rrufë, por në ndryshime nga varanti i mëparshëm i COVID, nuk humbet shijen dhe nuhatjen. Brataj tha se nuk është agresiv, por fakti që përhapet shumë shpejt, rrit numrin e personave të infektuar. Mjeku thekson se me shfaqjen e simptomave duhet të bëhet testi anti-COVID.
“Që nga prilli i këtij viti me hyrjen e variantit ‘Delta’ dhe ka një ndryshim për sa i përket përhapjes dhe periudhës së inkubacionit, ka më shumë ngjashmëri me një ftohje normale, është me dhimbje koke, dhimbje fyti, rrufë dhe sekrecione dhe është i ngjashëm më ftohjen. Një interpretim i gabuar i këtyre simptomave është me pasoja. Nuk përsëritet simptoma e humbjes së shijes dhe nuhatjes që ishte tipike i variantit të parë COVID. Nuk është më agresiv, por ka një përhapje të madhe, pasi përhapet me rrugët e frymëmarrjes, nëse dikur duheshin 15 min në këtë kohë, flitet se koha është shumë e shkurtër në krahasim me më parë, mjaftojnë pak minuta të infektohesh dhe të përhapet virusi. Është tipike si gripi të shfaqen simptomat. Me shfaqjen e simptomave menjëherë duhet të bëni testin”, tha Brataj për Report Tv.