Skënder Gjinushi kreu i ri i Akademisë së Shkencave: Do ta reformojmë!
E premtja ishte ditë zgjedhjesh në Akademinë e Shkencave, ku ishin 44 akademikë që do të votonin për 4 vende vakante në këtë institucion, ku më i rëndësishmi është posti i kreut të Akademisë.
Skënder Gjinushi si kandidati i vetëm për kreun e këtij institucioni, ka marre dhe votat e kolegeve te tij duke u zyrtarizuar ne krye te Akademise. Në prezantimin e platformës së tij, ai tha se Akademia është partner i qeverisë dhe shoqërisë për ngritjen e standardeve.
“Akademia do të nxisë reformimin e shkencës. Do të çojmë deri në fund reformën e Akademisë dhe kërkimit shkencor. Do përfshihen individë të suksesshëm që punojnë në qendra kërkimore jashtë vendit“, ka thënë Gjinushi.
Gjinushi tha se për herë të parë ligji parashikon krijimin e Akademisë së të rinjve dhe rikthimin e akademikëve mbi 75 vjeç.
Mësohet se Ismail Kadare ka votuar me postë për zgjedhjet e Akademisë.
Secili vend vakant ka nga një kandidat:
1-Skënder Gjinushi, në garë për kreun e Akademisë së Shkencave
2-Vasil Tole, kandidat për zv/kryetar të Akademisë
3-Salvador Bushati, kandidat për sekretar
4-Neki Frashëri, kandidat për kryetar seksioni të Shkencave të Natyrës
KOHA JONË SONDAZH

