Skënder Gjinushi: Në nëntor 2021 do mbahet Kuvendi i Albanologjisë. Standard i shqipes nuk preket
Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi bën publik një lajm shumë të rëndësishëm për aktivitetin e këtij institucioni. Në muajin nëntor pritet të mbahet në Tiranë Kuvendi I Albanologjisë me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga 120 qendra albanologjike në të gjithë botën dhe do të përcaktojë në disa fusha ndryshime dhe hartimin e disa platformave dhe studimeve të nevojshme në disa fusha.
Gjatë emisionit “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në RTSH 24, Gjinushi tha se është ngritur një grup pune dhe po punohet për organizimin e këtij kuvendi, i pari në historinë e Akademisë së Shkencave në këto përmasa.
Gjushi foli dhe për debatin mbi standardin e gjuhës letrare shqipe. Disa gjuhëtarë kanë ngritur herë pas here pretendimin se dialekti gegë është mënjanuar nga varianti bazë i gjuhës standarde dhe ky ka qenë një vendim politik i diktatorit Enver Hoxha në favor të toskërishtes nga ai ishte vetë. Disa herë është hedhur ideja e ndryshimeve që bazë kanë vendosjen e paskajores së foljes në gjuhën standarde shqipe. Por këtë e ka hedhur poshtë kryetari i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi. Gjatë emisionit “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në RTSH 24 Gjinushi tha se përjashtohet në mënyrë kategorike ndryshimi i gjuhës standarde. Por punohet me një grup pune me gjuhëtarë për të bërë ato ndryshime të nevojshme por jo të qe preket thelbi i gjuhës standarde.
I pyetur nga gazetari Qafoku se cilat ishin këto ndryshime Gjunushi tha se një prej tyre është shkrimi i fjalëve të huaja në variantin orgjinal siç shkruhet dhe jo si shqiptohet. Gjuha shqipe është nga të rrallat në botë e ndikuar nga rusishtja që fjalët në gjuhën e huaja si fjala vjen emrat e njerëzve në një tekst shqip shkruheshin siç shqiptohen. Pritet që ky rregull të ndryshojë.