Skënder Gjinushi: PD po mbron hajdutët!

 “Sistematikisht në historinë e saj PD ka mbrojtur hajdutët. Dhe pasi la një tokë të djegur në 1997 dhe në 2005. PD i kërkon qeverisë rezultate të shpejta për të cilat fajëson padrejtësisht Edi Ramën”,- deklaroi Gjinushi. Edhe pse ende nuk është bërë pjesë e qeverisjes së majtë duke firmosur në opozitë një koalicion me PS, Gjinushi deklaron se duhet të kalojnë 2 vjet që qeveria duhet të marrë frytet e punës së saj duke cilësuar të drejta shumë nga reformate dhe atë të ngritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Gjinushi vazhdon të bëj fajtore LSI për mungesën e tij në koalicon por pa e përmendur faktin që dikur edhe pse nuk kishte përqindje të lartë votash, PS i ka dhënë pjesë të rëndësishme nga pushteti i saj.

SHKARKO APP