Skënder Hita në krye të Policisë së Shtetit, analisti Preç Zogaj: Koha për stabilitet

Skënder Hita u betua këtë të martë në detyrën e re si Drejtor i Policisë së Shtetit, duke marrë zyrtarisht drejtimin e një prej institucioneve më të rëndësishme të sigurisë në vend. Analisti Preç Zogaj e cilësoi këtë emërim si një proces të mirëfiltruar, duke theksuar ndikimin e faktorëve ndërkombëtarë në përzgjedhjen e drejtuesve të institucioneve kyçe. Sipas Zogajt, aktualisht Shqipëria ka tre drejtues institucionesh kreun e SPAK-ut, Drejtorin e BKH-së dhe Drejtorin e Policisë së Shtetit që janë ndër më të filtruarit për këto poste, çka përbën një zhvillim pozitiv dhe sinjal për një ndryshim gjeneracional në administratën e sigurisë.

”Faktori ndërkombëtar ka ndikuar që kush të mos jetë, duke mënjanuar një listë të atyre që nuk duhet të jenë është më e lehtë zgjedhja tek ata që duhet të jenë dhe zgjedhja ka rënë . Duket që është një drejtor policia që ka bërë emër. Në Shqipëri aktualisht kemi 3 krerë të 3 institucioneve që është kryetari i SPAK-ut, Drejtori i BKH-së dhe Drejtori i Policisë së Shtetit të 3 zyrtar nga më të filtruarit për të marrë këto poste. Dhe kjo është pozitive, Shqipëria është përgatitur për një ndryshim gjeneracional për sa i përket posteve të kësaj natyre. Është tamam koha që të filloj të marrë fund politizimi i policisë”,-tha Zogaj në ”RTSH”.

Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e depolitizimit të Policisë së Shtetit, duke argumentuar se një drejtues duhet të ketë qëndrueshmëri në detyrë dhe të mos ndikohet nga rotacionet politike. Zogaj shtoi se në shumë vende drejtuesit e policisë qëndrojnë në detyrë përtej disa cikleve zgjedhore, duke fituar autoritet dhe besim publik.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Policia është një institucion që duhet të jetë e depolitizuar edhe në emërime me qëllim që Shqipëria të filloj tashmë të ketë një Drejtor të Policisë së Shtetit që qëndrojnë gjatë. Në botë drejtorët e policisë kalojnë dhe 2-3 palë zgjedhje sepse ato fitojnë autoritet dhe ngjallin një besim të madh. Nuk duhet të na duket një utopi që dhe Shqipëria të ketë një drejtor policia të kaloj nga mazhorancë në një tjetër”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?