Skënder Minxhozi: Opozita në vdekje klinike, zgjedhjet e 2025 e kanë vendosur fatin e tyre
Analisti Skënder Minxhozi, thotë se kandidati opozitar në Himarë, Petro Gjikuria ishte viktimë e opozitës, pasi u braktis nga liderët e saj. Për të opozita ndodhet në vdekje klinike dhe shtoi se zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 e kanë vendosur fatin e tyre. ”Nuk ka nevojë të shkojmë deri në Himarë, sepse është pak larg nga Tirana, për të kuptuar si dalin zgjedhjet e 2025. Nëse nuk ndodh diçka rrugës, një hetim i bujshëm i SPAK, ose një ngjarje tjetër më e fuqishme se një fushatë elektorale, zgjedhjet e 2025 e kanë vendosur fatin e tyre. Kjo vjen sepse opozita tashmë, megjithëse ndodhet përballë një mazhorance teje të konsumuar në harkun kohor të viteve që ka në pushtet, kjo opozitë, është si ai i sëmuri që ndodhet në vdekje klinike dhe që nuk reagon ndaj asnjë terapie”,-tha Minxhozi.