Skënder Minxhozi: Rama provokativ nga Vlora për protestuesit

Analisti i njohur Skënder Minxhozi lidhur me protestën e opozitës që po zhvillohet në këto momente para kryeministrisë ka deklaruar se Rama duhet të jetë jo vetëm kryeministër i atyre që janë në Vlorë, por edhe i atyre që po protestojnë në Tiranë.

Sipas Minxhozit Rama po provokon protestuesit. “Provokimi është i panevojshëm dhe i vë zjarrin protestës”.

Rikujtojmë Opozita e Bashkuar proteston sot kundër qeverisë “Rama”. Prej më shumë se një muaji, partitë opozitare kanë thirrur shqiptarët në protestë në kryeqytet për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama dhe për t’i hapur rrugë krijimit të një qeverie tranzitore që do të përgatisë vendin për zgjedhje të parakohshme parlamentare, që sipas opozitës do t’i hapë vendit rrugën e integrimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?