“Skifterat” bëjnë kërdinë në supermarkete, i fusin produktet në çantë pa u shqetësuar për kamerat (VIDEO)
Rastet e vjedhjeve në supermarkete janë kthyer në shqetësim për pronarët dhe menaxherët e këtyre subjekteve. Gazetarja e Fax News, Fjona Çela, ka qenë në njërin prej marketeve në kryeqytet, ku përmes kamerave të sigurisë, janë evidentuar raste të vjedhjes së produkteve ushqimore.
Duket se jo vetëm produktet ushqimore janë në shënjestër të këtyre personave, pasi kamerat kanë fokusuar edhe momentin e vjedhjes së mjeteve që shërbejnë për transport.
Sipas pronarëve, fenomeni i përhapjes së vjedhjeve është shtuar me shpejtësi, veçanërisht pas hyrjes së emigrantëve irakene, siriane e palestineze në shtetin Shqiptar.
Për policinë duket se këto raste janë thuajse të papërfillshme. Asnjë identifikim autorësh nuk është arritur, edhe pas denoncimit të rasteve me fakte reale.