“Skifteri” i Durrësit grabiti argjendarinë në Elbasan, kamerat e sigurisë e nxorën zbuluar
Astrit Thaçi, i konsideruar edhe si ‘skifteri” i Durrësit dyshohet se qëndron pas grabitjes së argjendarisë në Elbasan, ngjarja e ndodhur sot më 15 shkurt.
Identiteti i tij është zbuluar nga policia pas kqyrjes së kamerave të sigurisë.
27-vjeçari, i liruar së fundmi nga burgu dyshohet se është edhe autor i dy grabitjeve të ndodhura në harkun e tre ditëve në qytetin e Durrësit.
Policia ka identifikuar Astrit Thaçin si autor të grabitjes me pasojë plagosjen e një 42 vjeçari në shtëpinë e tij dhe një pikë kredish në qytetin bregdetar.