“Skifteri” kapet nga kamerat e sigurisë, futet në banesën në Shkozë dhe vjedh para (VIDEO)

Një 28-vjeçar është fiksuar nga kamerat e sigurisë së një banese, në momentin kur futet fshehurazi për të vjedhur. I riu është identifikuar si E. Gj dhe është vënë në pranga nga uniformat blu.

Gjatë kontrollit policia i gjeti aksesorë floriri, 7500 euro dhe 1138 paund të vjedhura në këtë banesë. Ishte pronari i banesës në Shkozë që denoncoi rastin, ndërsa i riu me një pjesë të parave mësohet të ketë blerë telefon.

Ai rezulton i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?