S’kishte kohë për të folur për vrasjen e 8-vjeçarit, ministrja Muzhaqi: Nuk e jap opinion personal
Ministra e shtetit për fëmijët dhe rininë, Bora Muzhaqi, sot u përball me gazetarët të cilët i kërkuan një qëndrim për ngjarjen makabër në Fier, ku tha se kishte kohë për të folur për vrasjen e 8-vjeçarit dhe se nuk ishte në kompetencën e saj. Pas zhurmës së shkaktuar, përmes një postimi në facebook, Muzhaqi tha se deklarata e saj është keqkuptuar dhe është përdorur me sarkazëm politike e mediatike. Ajo thotë se funksioni i saj është të merret me programet jashtëshkollore dhe se për ngjarjen nuk iu duke e udhës të jepte një opinion personal.
Postimi i plotë
Ndjesë nëse kam lënë shteg për keqkuptimin e kujtdoqoftë që ka pritur një përgjigje tjetër nga unë, përballë disa mediave të cilat m’u gjendën përballë duke shkuar për një tjetër takim pune. Jam thellësisht e prekur si të gjithë nga tragjedia e Fierit dhe besoj se gjithçka mund të bëhet më tutje për adresimin e çështjeve të pyetjes, do të bëhet, ashtu si duhet, nga institucionet.
Detyra ime funksionale është angazhimi me programet jashtëshkollore të nxënësve e studentëve, si dhe programet e aktiviteteve për fëmijët në komunitet.
Prandaj dhe nuk m’u duk e udhës të jap një opinion personal mbi fusha të tjera specifike për të cilat m’u drejtua pyetja. Ndërsa për sa i takon sarkazmës politike apo mediatike me tragjedinë, nuk kam asnjë koment. E kam neveritur gjithnjë lojën publike me dhimbjen e shkaktuar prej tragjedive.
Por sot e provova shijen e saj drejtëpërdrejtë. Vdekja e dhunshme e një fëmije nuk mund të jetë kurrë arsye për të luajtur me njeri-tjetrin. Ndjesë edhe njëherë atyre që kanë keqkuptuar përgjigjen time.