“S’kishte leje qëndrimi dhe i duhej të paguante 80 mijë lekë nata”, flet mjeku që u procedua penalisht në Durrës nga italiani

Një mjek onkolog në Spitalin Rajonal të Durrësit po përballet me akuzën e mjekimit të pakujdesshëm.

Mjeku 51-vjeçar u kallëzua në polici nga bashkëjetuesja e një pacienti italian me probleme onkologjike.

Mjeku nën akuzë bëri të ditur se pacienti italian ishte paraqitur në spital dhe është shtruar nga mjeku ditën e hënë, me premtimin se do të paraqiste më vonë dokumentacionin përkatës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tre ditë pas qëndrimit në spital, mjeku i ka kërkuar që të kryejë regjistrimin në recepsion. Fillimisht bashkëjetuesja ka pretenduar se shtetasi italian kishte një leje qëndrimi të skaduar, po as atë nuk e ka paraqitur ndërsa është informuar se në këto kushte për marrjen e shërbimit spitalor duhet të paguajë tarifën 8000 lekë/nata, në të kundërt do t’i ndërpritej shërbimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kaq ka mjaftuar që gruaja të paraqitet në polici duke denoncuar situatën, ndonëse shërbimi ndaj pacientit ka vijuar. Sipas burimeve zyrtare spitalore, çdo i huaj, që nuk është në situatë urgjence për marrjen e shërbimit, që nuk ka dokumente duhet të paguajë faturën për marrjen e shërbimi në spital, për çdo ditë qëndrimi në të.

Gjendja shëndetësore e pacientit italian pas marrjes së shërbimit gjatë këtyre ditëve në spitalin e Durrësit është më e mirë, ndërkohë që mjeku pritet të japë dëshminë e tij në polici mbi rrethanat e kësaj situate.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?