Skrapar, policia shpëton turisten gjermane e bllokuar poshtë kanioneve

Policia e Skraparit ka shpëtuar një turiste gjermane që ishte bllokuar në lumin Osum, poshtë kanioneve.

Shtetesja gjermane K.P. po pushonte së bashku me shtetasin gjerman H.P.  Pasi ishin futur në kanione me varkë, shtetasja K.P., e kishte lënë përgjysëm udhëtimin dhe për pasojë kishte mbetur në lumë.

“Pas njoftimit të marrë se në vendin e quajtur “Ura e Blezënckës” në kanione, në lumë, një shtetase e huaj ka mbetur vetëm dhe kërkon ndihmën e Policisë për të dalë nga kanionet, menjeherë u organizuan shërbimet e policisë të Komisariatit Skrapar, për t’i ardhur në ndihmë kësaj shtetaseje” thotë policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me ndihmën e punonjësve të Policisë, që përshkuan lumin me not në një gjatësi rreth 300 m, u nxor turistja jashtë kanioneve pa asnjë problem shëndetësor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Turistët falenderuan punonjësit e policisë të Komisariatit të Policisë Skrapar, për ndihmën e dhënë në kohë reale dhe sakrificën e tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?