Skrapar, sherr mes dy personash para një qendre votimi
Aktualitet E Hënë, 27 Shtator 2021 12:13
Shënohen incidentet e para në Skrapar, teksa po zhvillohen votimet vendore. Një sherr mes dy personash është shënuar jashtë një qendre votimi.
Konflikti ka ndodhur jashtë qendrës së votimit 3354, në Skrapar. Sipas policisë, sherri mes dy personave nuk e ka penguar procesin zgjedhor.
Ndërkohë, policia ka ndërhyrë menjëherë, duke shoqëruar dy autorët e sherrit.
KOHA JONË SONDAZH

