“S’më vret njeri në shtëpinë time”, zbardhet dëshmia e parë e Ardjan Çapjas nga spitali
Një ditë pas atentatit me armë zjarri, nga i cili shpëtoi mrekullisht, Ardjan Çapja ka dhënë një deshmi të shkurtër nga ambientet e spitalit për hetuesit e çështjes.
Ashtu si edhe fill pas ngjarjes, në spitalin e Elbasanit, ai ka mohuar të jetë qëlluar me armë zjarri, version qe dha edhe familja e Çapjas, e pyetur per atentatit ndaj tij.
55-vjeçari ka mohuar se ishte qëlluar me armë, ndërsa theksoi se askush nuk mund ta vriste në shtëpinë e tij.
“Jam rrëzuar në banesë. Në shpatull më ka hyrë një hekur, në momentin që jam rrëzuar. Nuk jam plagosur me armë. S’më vret njeri në shtëpinë time”, mësohet të jetë shprehur Çapja për policinë, teksa ka qenë i vetëdijshëm, raporton ‘News 24″.
Në makinën e djegur, që u gjet një ditë më parë, e që dyshohet se ishte perdorur nga autorët u gjet snajper, ndërkohë qe targat ishin të vjedhura.