SMS drejtuar kandidatit të PD: Hiq dorë ose do të zhduket 1 familjar

 

Partia Demokratike me anë të deputetit Edi Paloka ka denoncuar sot kërcënimin që i është bërë kandidatit të djathtë në Bashkinë e Pogradecit Eduard Kapri.

Sipas Palokës Kaprit i ka ardhur një mesazh kërcënues që i kërkonte të tërhiqej brenda tre ditësh.

“Hiq dorë brenda tre ditësh duke shpikur ndonjë arsye për motiv shëndetësor apo personal ndryshe një pjesëtar i familjes të dne do zhduket”, thuhet në mesazhin dërguar kandidatit Kapri.

Në të gjithashtu i “këshillohet” të mos shkojë në polici ndryshe do të përballet menjëherë me pasojat.

Mesazhi i është dërguar mëngjesin e sotëm.

Kreu i Kuvendit Meta ka dënuar ngjarjen dhe ka kërkuar të bëhet verifikimi dhe vënia para përgjegjësisë e autorit të mesazhit.

SHKARKO APP