SMS një politikani drejtuar Ismailaj: “Më duhen 200 mijë euro deri nesër!”

Po dalin nga pak e përditë lidhjet e të arrestuarit ,dhe tashmë nën gjykim gjyqësor, me klasën politike. Gazetari Artan Hoxha ka publikuar në studion e emisionit “Opinion” një pjesë të përgjimeve të biznesmenit Kastriot Ismailaj me një politikan të lartë që nuk e bëri publik emrin. Ai lexoi në studio një SMS që ky politikan i kishte nisur Ismailajt në 22 qershor 2009, pak para zgjedhjeve të përgjithshme.artan-hoxha

 

Në atë kohë ka qenë në përgjim biznesmeni Ismailaj. Teksti i mesazhit i nisur nga numri i telefonit që mbaron me 31 701 ishte: “Nesër në darkë duhet takohemi patjetër. Më duhen 200 mijë. Mos harro”. Sipas gazetarit Artan Hoxha ka edhe telefonata ku tek Ismailaj interesohen për lajmet e publikuara në Zvicër për blerjen e një miniere ari në Afrikë. Po sipas Hoxhës aty flitet për transferta parash. Sipas tij Ismailaj është përgjuar me vendim të gjykatës për 18 muaj dhe më pas hetimet u mbyllën. Me hapjen e hetimeve në vitin 2010 në doje janë gjetur edhe përgjimet e tij me politikanët e njohur.

SHKARKO APP