SMS-ja e avokatit të Lul Berishës, ja si i shpëtoi arrestimit
Ditën e djeshme, policia zhvilloi një sërë aksionesh të befta në Shijak dhe në Durrës. Pas arrestimit të anëtarëve të grupit kriminal Avdylaj, operacioni u zhvillua edhe për arrestimin e Lul Berishës, ish-kreu i Bandës së Durrësit i liruar një vit më parë për arsye shëndetësore dhe për shkak se garant hyri kreu i bashkisë Vangjush Dako.
Mirëpo, gjatë aksionit të kryer në vilën e Berishës nuk u gjend asnjë gjurmë e tij. Avokati i tij, Detar Hysi i dërgoi një SMS gazetares Klodiana Lala ndërsa po raportonte live mbi këtë operacion.
Ai sqaronte se forcat e policisë kishin zbarkuar në vilën e tij që ndodhet në hyrje të Durrësit pa patur asnjë mandat arresti. Sipas gazetares Lala, Berisha nuk ndodhet në Shqipëri dhe dyshohet se ndodhet bashkë me familjen në një vend të Bashkimit Evropian.
Po ashtu, rezulton se Lul Berisha nuk rezulton të jetë regjistruar gjatë kësaj kohe për kalim të kufirit, çka ngre dyshime se si ka arritur të largohet nga Shqipëria pa kaluar më parë në sistemin TIMS.
KOHA JONË SONDAZH

