Sms-ja e qytetarit/Basha: Në Korçë nuk ka tamponë, spitalet si kazerma ushtrie

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, bëri publik mesazhin e një qytetari nga Korça, i cili thotë se në këtë qark nuk bëhet tamponi për Covid-19. Qytetari shkruan se dje duhet të kishte bërë tamponin e dytë, por i kanë pohuar se ka mundësi që ai tampon mos bëhet fare.

”Z/kryetar unë që po ju shkruaj jam (emri i plotë), kemi dy javë pozitivë. Jemi të regjistruar në Spitalin Infektiv të Korçës. Rezultatin e morëm pas 8 ditësh. Na erdhi Policia që mos na linte të dilnim jashtë. Dje duhet të kishim bërë tamponin tjetër, na thanë nuk tampona, madje ka mundësi mos bëhet fare tamponi i dytë. Mjekët janë të mrekullueshëm, por spitalet janë si kazerma ushtrie. S’ka kushte”,-shkruhet në mesazhin e qytetarit, lexuar nga Basha.

SHKARKO APP