SMS-ja në celular, Tahiri: Nuk ndihem i kërcënuar, jam në krye të detyrës

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka deklaruar se nuk ndihet i kërcënuar nga SMS-ja në celular. Ai tha se drejtësia të bëjë punën e vet, ndërsa theksoi se është në krye të detyrës.

Ndërsa në lidhje me padinë që Tahiri ka bërë ndaj kreut të grupit parlamentar të PD, Edi Paloka, ky i fundit nuk është paraqitur as sot në seancë për tu përballur me ministrin. Kjo ka bërë që Gjykata e Lartë të shtyjë seancën. Ministri Tahiri  e ka paditur Palokën me akuzat për shpifje.

Ministri Tahiri tha gjithashtu se Edi Paloka duhet të përgënjeshtrojë publikisht deklaratat që ka bërë.

Ndërsa ka reaguar avokati i Palokës, i cili tha se i qëndrojnë deklaratave  ndaj Tahirit dhe se kreu i grupit parlamentar të PD nuk ka pranuar pajtimin me ministrin e Brendshëm.

SHKARKO APP