”SMS skandaloze”, pezullohet mësuesi që ngacmoi dy nxënëset

Abuzimi me të mitur vijon tragjikisht në shkolla, aty ku ata shkojnë për të marrë dije. Një mësues i një shkolle 9-vjeçare më Korçë ka rënë në pranga pasi ngacmoi seksualisht dy të mitura me mesazhe.

14-vjeçaret merrnin mesazhe në Whatsapp nga mësuesi Bledar Duro, i cili dyshohet se i ka ngacmuar për më tepër se 1 muaj. Kanë qenë vajzat që bashkë me prindërit i janë drejtuar komisariatit të policisë së Korçës për të denoncuar rastin e rëndë, ku kanë nxjerrë edhe mesazhet që u dërgonte mësuesi.

Sipas të dhënave, mesazhet dërgoheshin kur nxënëset nuk ishin në shkollë, pra jashtë orarit mësimor, ndërsa ishin bërë shumë të shpeshta kohët e fundit, sa e vetmja mënyrë për të ndaluar mësuesin ishte ta denonconin në polici. Bledar Duro u arrestua menjëherë nga policia, ndërsa pritet të zbardhen më tepër detaje lidhur me rastin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtoria Arsimore do të zbatohet në vijim një plan masash shtesë për sigurinë e nxënëseve nëpër shkollat e qarkut. Nga grupi hetimor mësohet se mesazhet kishin përmbajtje të rënda, të cilësuara si skandaloze të cilat nuk mund të bëhen publike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?