Sms-të e babait të 3-vjeçarit për mjekun: Hape telefonin, se me i ndodh gjë çunit mos kemi llafe
Babai i 3-vjeçarit që humbi jetën pas ndërhyrjes kirurgjikale pretendon se ka tentuar disa herë të kontaktonte mjekun Roland Xhaxho, pasi kreu operacionin ndaj të miturit, por ky i fundit nuk i ka hapur telefonin.
Babai, Bledar Spahiu e ka marrë disa herë në telefon dhe ka treguar për gazetarët disa prej mesazheve që i ka nisur klinikës dhe mjekut.
“Hap telefonin se e kam çuar djalin në reanimacion. Më merr urgjentisht mbrapsht se i ndodh gjë çunit mos të kemi llafe”,-janë disa nga mesazhet e dërguara nga babai. I ati thotë qe ka patur dhe thirrje te tjera por te thirrjet ne telefon nuk i gjen dot sepse ruhen vetëm për 2 ditë.