‘’S’mund të jetoj dot më’’, taksisti që tentoi të vetëdigjej, humbi punën 2 ditë më parë

Taksisti 39- vjeçar i cili tentoi të vetëdigjet para kryeministrisë humbi punën 2 ditë më parë pasi i hoqën patentën.

Raportohet se ai ishte gjetur 2 ditë më parë në shkelje të rregullave të qarkullimit dhe Policia Rrugore i hoqi patentën. Më tej zbulohet se ai u ankua në Komisariat por patenta nuk iu kthye.

Ky veprim i shkaktoi atij gjendje të rënduar psikologjike dhe ai tentoi të vetëdigjet para kryeministrisë por Garda e Republikës njoftoi menjeherë Policinë për 39- vjeçarin dhe ai u neutralizua.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë shoqërimit në Policia ai ka thënë se ‘’Nuk mund të jetoj dot më në këtë situatë’’ duke konfirmuar se akti erdhi prej heqjes së patentës që solli papunësinë e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot rreth orës 14:00 ky taksist me një shishe benzinë në dorë tentoi të vetëdigjet para kryeministrisë por ishin Forcat Shqiponja që parandaluan aktin dhe e shoqëruan menjëherë 39- vjeçarin në komisariat. Edhe pse deri tani dyshohet që gjendja e rëndë psikologjike të ketë ardhur prej heqjes së patentës grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të tjera.BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?