Socialistët bojkotojnë komisionin: Po festojnë ditëlindjen e koleges

Komisioni i Medias është shoqëruar me debate dhe përplasje të forta mes deputetëve që në nisje të tij. Shkak është bërë çështja “Xhafaj” dhe publikimi i përgjimeve të reja nga PD, lidhur me implikimin e Agron Xhafajt në trafikun e drogës.

Pas debateve, deputetët e Partisë Socialiste janë larguar nga mbledhja. I menjëhershëm ishte reagimi i kryetares së komisionit, Albana Vokshi, e cila tha se po largohen nga frika e përballjes në debat dhe se po festojnë ditëlindjen e një kolegeje.

“Deputetët e PS kanë frikë nga media. Po festojnë ditëlindjen e një kolegeje te salla e grupit. Pas videopërgjimeve po sulmojnë gazetarët”, u shpreh deputetja Vokshi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?