Socialistët në protestë, Rama: Dilni nga familja e PS
Kryeministri Edi Rama, në deklaratën për mediat lidhur me protestën e dhunshme në ”Tunelin e Kalimashit”, është shprehur ndër të tjera se ka pranuar kërkesën e kryebashkiakut të Kukësit, Bashkim Shehu dhe do të takohet ditën e hënë për të biseduar.
E ndërsa e cilësoi protestën një organizim nga Tirana, Rama theksoi se socialistët që ishin pjesë e protestës së sotme dhe që ngritën dorë ndaj policisë janë të përjashtuar nga partia Socialiste.
”Kryebashkiaku i Kukësit më ka kërkuar me shkrim një takim, unë do të ulem me të që të hënën për të biseduar, sigurisht që deri të hënën ai do të jetë distancuar nga dhuna kriminale e ditës së sotme. Po ashtu çdo këshilltar socialist që ka ngritur dorë qorrazi apo në vetëdije, të ngjizur me urdhër nga Tirana, e ka humbur të drejtën për të qenë pjesë familjes së PS”,-tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

