Socialisti i parë drejt gjobës/ Deputeti Bujar Çela rrezikon të ndëshkohet me 90 000 mijë lekë për shpërndarjen e certifikatave të pronësisë

Pavarësisht se përdorimi i aseteve publike për qëllim elektorale  ndalohet me ligj nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deputetët e mazhorancës kanë vepruar sipas interesave të tyre politik.

Kryekomisioneri pritet të marrë një vendim, ditën e hënë,  për socialistin Bujar Çela, i cili pak ditë më parë ka publikuar në llogarinë e tij të facebook disa foto ku shpërndante certifikatat e pronësisë.

Për këtë rast ndaj deputetit të mazhorancës dhe drejtorin e Kadastrës së Lushnjes, Arben Qalliu kanë mbërritur denoncime nga qytetarët në faqen zyrtare të KQZ-së.

Celibashi ka thirrur në seancë dëgjimorë drejtorin e Kadastrës së Lushnjes për të dhënë shpjegime se pse këtë leje legalizimesh janë shpërndarë nga deputeti i PS Çela.

Në rast se Komisioneri Shtetëror pas seancës dëgjimore do të vendosë se deputeti socialist ka shkelur vetëm vendimin e KQZ dhe nuk ka kryer vepër penale, atëherë Bujar Çela do të mund të gjobitet me gjobë nga 3000-90000 mijë lekë.

Por masës administrative nuk do t’i mund t’i shpëtojë as drejtori i Kadastrës, i cili mund të ndëshkohet me një masë administrative nga 10000-50000 mijë lekë.

Ndërkohë PD ka çuar në SPAK kryeministrin Rama, ministrat dhe deputetë të PS për shpërdorim detyrë dhe përdorimin e funksionit publik në interes të fushatës elektorale të PS.

SHKARKO APP