Sociologët tregojnë se nga çfarë rrezikohen të rinjtë

Përplasja e makinës me pesë të rinj që ktheheshin nga një festë ditëlindje, në fshatin Bërzhitë, përfundoi me dy 17-vjeçare të vdekura, në timon ishte një adoleshent pa patentë. Sociologët thonë se adoleshentët kanë kërkesa maksimale, sidomos kur flitet për dhe dëshirat e tyre trupore, kërkesa për t’u veshur për t’u dukur, për të konsumuar alkool, duhan e drogë. Ajo që kanë detyre prindërit është të ndikojnë për t’ua frenuar, për t’i zbutur e ndihmuar.

”Më shumë se janë të rrezikshëm, adoleshentët janë të rrezikuar edhe nga brenda, nga zhvillimet e tyre fizike dhe mendore, por të rrezikuar edhe nga jashtë, nga kjo atmosferë shoqërore. Edhe ata janë në çekuilibërm dhe kanë nevojë për ndihmë. Mendoj se duhet te ndryshojmë sistemin e komunikimit me adoleshentët, metodat e vjetra kanë marrë fund, me adoleshentët vetëm mund të merresh vesh, dhe në qoftë se mendojmë se do ta mposhtim me forcë, dhune dhe mjete drastike, të jeni të sigurtë, se dështimi është i plotë”,-thotë Gëzim Tushe.

Adoleshentët e sotëm nuk janë si ata të djeshmit, as institucionet e as familja, me pushtet absolut mbi ta, kjo për shkak të demokratizimit dhe liberalizimit të marrëdhënieve. Rritja e kuotave të edukimit qoftë nga prindërit qoftë nga mësuesit është çelësi i suksesit këshillojnë sociologët.

SHKARKO APP