Sociologu: Pacientët e vetëizoluar mund të kalojnë periudhë ankthi
Në pesë muaj pandemi, Ministria e Shëndetësisë dhe ekspertët e kësaj fushe kanë kërkuar ndërgjegjësim të qytetarëve për respektimin masave anti covid.
Lajmet e shumta lidhur me rastet e covidit, situata problematike dhe e rrezikshme ka një ndikim negativ të qytetarët e sidomos te ata që janë të infektuar e të izoluar në banesë.
Sociologu Gëzim Tushi shprehet se shpesh bombardimi me lajme për Covid-19 shkakton stres tek këta persona. “Njerëzit janë individualisht të ndryshëm dhe e perceptojnë ndryshe sëmundjen. Disa janë alarmantë nga natyra, ka prej atyre që kanë mendjemadhësi kokëboshe dhe një vetëbesim të lartë, ka dhe nga ata që nuk e vrasin mendjen. Kjo gjendje dhe lajmet e vazhdueshem bëjnë që në shumë raste të shkaktoj te qyettarët mosbesim për ekzistencën e koronavirusit, ndaj sociologët sugjerojnë që në komunikatat e përditshme të ministrisë të ketë diversitet informacioni”.