”Sofra Pukjane” në edicionin e 15-të me një koncert special

Nga Inxhinier Kol Dedaj (Studiues)

Puka ky qytet i bukur dhe i stolisur si një oaz natyrore në veri lindje të Shqipërisë me datë 11 nëntor organizoi aktivitetin festiv të “Sofrës Pukjane” për të 15-vit radhazi. Ky aktivitet tashmë është bërë traditë në organizimin e tij të përviteshem.

Sofra Pukjane në vetëvete është një organizim vullnetar i grupimit te biznesmenve dhe intelektualeve Pukjanë dhe ka si qëllim promovimin e vlerave Pukjane. Vlera të cilat me zhvillimet pluralist të vendit janë të shpërndara anë mbanë botës. Por, këta fisnik Pukjanë për të ruajtur këto vlera dhe per ti trashguar në breza kanë mendura të organizojne çdo vit një aktivitet të tillë në rrethin e Pukës. Madje vitin e kaluar (2022) ky aktivitet u organizuan në Iballë të Pukës një trevë kjo mjaft e njohur për vlerat dhe vitytet e saj.

Sofra Pukjane e ketij viti u organizua në qytetin e Pukës dhe erdhi si vazhdim i festimeve të 120-vjetorit te hapjes së shkollës Shqipe të Iballës, e para në rrethin e Pukës dhe ndër të parat në shqipëri (1903-2023) dhe kryetar i komisionit të këtyre festimeve ishte një anëtar i Sofrës Pukjane, Biznesmeni i sukseshem Z. Dedë Malutaj.

Festimet filluan me pritjen që bënë respektivishte Kryetari i Bashkisë Pukë Z. Rrok Dodaj në ambjente e Bashkisë Pukë ; Myftiu i Pukës Z. Gëzim Kopani në ambjentet e Xhamisë Pukë; si dhe vazhdoj në Kisha Katolike të qytetit të Pukës me pritjen nga at Zef Marku, të një përfaqësi të Sofrës Pukjane të përbërë Z. Rrok Gjoka-Kryesues i Sofres Pukjane, nga deputetët e Pukës, Z. Lodovik Hasani dhe Z. Frrok Gjini, Mark Gjinaj, Ndoc Mustafa, Lush Osmani, Lazer Mhilli, Mark Luli, Petrit Syla, Ded Malutaj, Tonin Alia, Andrea Zaja, Pal Cara, Lulzim Pepa, Pashk RRapi, Arjan Ndoja, Mark Frroku, Agim Kola, Ilir Ibraj, Vasil Muslia.

Më tej aktiviteti vazhdoi me koncertin festiv të organizuar me këtë rast në sallen e madhe të Pallatit të kuturës Ndue Shyti ( Nderi i Kombit) ku përformuan grupet artistike të Bashkisë së Pukës dhe ai i Bashkisë Fushë-Arrëz, si dhe u bë shpërndarja e certifikatave të akorduar nga Ministriua e Kulturës për disa artiste pjesëmarrës në festivalin folklorik kombëtare 2023.

Këtë aktivitet e nderuan me pjesemarrjen e tyre veç kryetarve të Bashkisë Pukë e Fushë- Arrëz Z. Rrok Dodaj dhe Z. Hil Curri edhe deputetetët e Pukës Z. Lodovik Hasani dhe Z. Frrok Gjini, si dhe Kryetari i Bashkise Has Z. Miftar Dauti dhe kryetari i Bashkisë Mirditë Z. Albert Melyshi, si dhe shumë intelektual, miq e dashamirës të Pukës. Përmbyllja e këtij eventi u bë me shtrimin e drekës zyrtare e mbështetur nga Biznesmenët Pukjanë nismëtar të këtij eventi.

Sofra Pukjane, si një nisem vullnetare tradicionale ka në genetiken e saj rrotacionin i cili u zyrtarizue nga një takim pune që paten organizatorët e kësaj Sofre me datë 17.11.2023 në Tiranë dhe unanimishte vendosen që kryesuesi i rradhës i sofrës Pukajne të jetë biznesmeni i sukseshem në fushen e arredimit me shoqerine tij “Ardeno,, me shtrirje në Ballaknin Perendimore e më gjër deri në Itali Z. Tonin Alia, pinjolli i derës famëmadhe të “Aliajve” të Kryeziut të Pukës, të cili Papa Francesku në vitin 2014 i dha bekimin apostolik.

Me këtë rast mbajtësit të mëparëshem të kryesimit të Sofrës Pukjane një ndër bisnesmenët më të medhejë në GDP Shqiptare, ndërtusit të rrugës së Arberit Z. Rrok Gjoka, organizatorët e eventit i dorzuan “Certifikaten e Mirënjohjes,, si dhe nën dekorin simbolik të tortës festive e kuruar me mjeshtri nga Andrea Zaja, me emitim e “Urës së Vashës,, një vepër arti e veçante kjo e ndërtuar nga shoqëria e tij “Gjoka Konstruksion,, në këtë rrugë u bë dorzimi i stafetës së kryesimit të rradhës së Sofres Pukjane tek Z. Tonin Alia. Një model ky për tu admiruar nga shumë subjekte e struktura. Urime Sofrës Pukjane, Organizatorëve dhe popullit fisnik Pukjanë.

SHKARKO APP