Soko: Reforma në energji më shumë zhurmë se punë, OSHEE-së i kanë borxh 588 mln euro

Reforma në energji është një çështje që vazhdon të ketë diskutim. U bë një zhurmë e madhe edhe për shkak të efektit social te qytetarët, por eksperët e shohin ende me shqetësim.

Eksperti i ekonomisë Pano Soko, i ftuar në emisionin “Ekopolitikë” ngriti shqetësimin që kompanitë i kanë borxh OSHEE. Sipas tij në total borxhet ndaj OSHEE janë 588 mln euro.

Pano Soko: Janë rreth 100 milionë euro të cilat i janë borxh OSHEE nga kompani private. Pra ne kemi arritur të rregullojmë atë pjesën e vogël të konsumatorit final për të paguar, për të qenë korrekt me pagesat, por nuk kemi rregulluar dot kompanitë e mëdha. Kemi akoma një borxh prej 100 mln eurosh. OSHEE e kemi të ngarkuar me 588 mln euro borxh nga të gjithë operatorët, përfshirë dhe kreditë. Reforma më shumë bëri zhurmë sesa punë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Soko: Reforma në energji më shumë zhurmë se punë, OSHEE i kanë borxh 588 mln euro

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?