Soko: Zgjedhjet u vodhën para 25 prillit me përdorimin e aseteve shtetërore, vota u shit shtrenjtë

Në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, Pano Soko nga Nisma Thurje u shpreh se zgjedhjet janë manipuluar gjatë procesit, por peshën më të madhe e ka pasur ajo që ka ndodhur para ditës së 25 prillit me përdorimin e aseteve shtetërore e publike.

Soko: Zgjedhjet janë manipuluar gjatë procesit, por peshën më të madhe e ka pasur ajo që ka ndodhur para ditës së 25 prillit me përdorimin e aseteve shtetërore e publike. Përdorimi i legalizimeve, hipotekave dhe drejtoria e tatimeve, si dhe tërmeti e punësimet.

Ky proces ka bërë një masakër kundrejt votës dhe është bërë me paratë toka. Sigurisht që ka pasur edhe shkëmbim vote me para ose miell, por këtë herë është blerë shtrenjtë vota. Edhe ngjarja e Elbasanit ndodhi në zemër të këtij aksioni.

SHKARKO APP