Sokol Majaci, vrasësi i dyshuar i turistëve

Policia e Shtetit ka identifikuar autorin e vrasjes së dy turistëve çek në Perkal të Dukagjinit. Sokol Mjacaj 20 vjeç lindur dhe banues në Lotaj të Dukagjinit është autori që dy ditë më parë kreu ekzekutimin e Michael Svatos 27 vjeç dhe Anna Kosinova 36 vjeçe.
Sipas policisë 20 vjeçari është një person me precedent të mëparshëm penal dhe ka qenë i dënuar më parë për vjedhje me pasojë vdekjen e një fëmije.
Mjacaj ka vuajtur një dënim me 5 vjet burg dhe para një muaj është liruar.

Nga të dhënat e policisë, autori i dyshuar, ka hipur në malin e Shohit në mjetin e dy viktimave dhe ka udhëtuar me ta deri në Prekal ku ka kryer edhe vrasjen

SHKARKO APP