Sokol Sinomati i njohur me nofkën “buzëderri” merr leje nga burgu për varrimin e djalit

Forca të shumta policie janë angazhuar në Vlorë, pasi Sokol Sinomati, i njohur me nofkën ‘buzëderri’ ka marrë leje të posaçme nga burgu për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të djalit të tij.

Gëzim Sinomati u ekzekutua mbrëmjen e 7 janarit me snajper, teksa ishte duke pirë një cigare në ballkonin e banesës.

I riu u dyshohet se u qëllua nga një automjet në lëvizje në kohën kur në zonë nuk kishte drita. Makina tip “BMW” e përdorur nga autorët e krimit, u gjet e djegur nga policia, pak kohë më vonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, sipas policisë, autori dyshohet të jetë vrasës me pagesë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?