Sokolaj: Dosja “Dako” u zbulua nga hetimi i një trafiku ndërkombetar droge

Redaktori i RTV Ora, Trazhëgim Sokolaj i ftuar në emisionin “360 Gradë” u shpreh se dosja “Dako”  u zbulua nga hetimi i një trafiku ndërkombetar droge.

Sokolaj:Në vitin 2016 autoritetet gjyqësore në Shqipëri janë informuar nëpërmjet një letërporosie të ardhura nga autoritetet e Kosovës, UNMIK-u për një linjë të trafikut ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria drejt Gjermanisë dhe Holandës. Ky material i është dorëzuar Policisë së Shtetit për verifikim dhe pasi e ka bërë verifikimin e disa personave që fillimisht kanë qenë 7. Në bazë të verifikimeve që ka bërë komisariati i Kavajës dhe drejtoria e policisë së Tiranës është referuar në vitin 2016 cështja në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ku është hapur si hetim. Ka filluar hetimi dhe më pas rrethi është zgjedhur. Në vjeshtën e viti 2017 unë jam informuar nga burime të prokurorsë që në këtë cështje implikohej Dako. DHe me informacionin që më është dhënë në atë kohë, përmbajtja e akteve që ishin mbledhur nga hetimi ishte e mjaftueshme për tiu drejtuar gjykatës me caktimin e masës së arrestit ndaj personave që ishin evidentuar deri në atë rast. Gjë që prokuroria nuk e bëri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?