Sokolaj: Kostandinos Kaçifas qëlloi me armë edhe ndaj negociatorëve
Gazetari Trashgim Sokolaj i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, zbuloi detaje nga ngjarja e ndodhur dje (28 tetor) në fshatin Bularat ku mbeti i vrarë 35 vjeçari Kostandinos Kaçifas.
Sokolaj: RENEA ka vrarë një shtetas shqiptar. Është i lindur dhe i rritur në Bularat, pavarësisht se ka marrë më pas nënshtetësi greke. Arma që është gjetur në vendngjarje kallashnikov është e modifikuar për të qëlluar natën. Ai ka pasur edhe një çantë plot me municion. Fakt ky që konfirmohet edhe nga tabela fotografike. Të gjitha goditjet me plumba janë në xhamin e përparmë.
Operacioni ka zgjatur mbi 4 orë e gjysmë. Janë dërguar tre negociatorë. I është folur me altoparlant. Ai ka gjuajtur jo vetëm ndaj negociatorëve. Mediat lokale e kanë filmuar këtë person duke qëlluar me armë në mënyrë horizontale. Ekzekutimi ka ndodhur në kohën kur ka rrezikuar jetën e banorëve të fshatit.
Ky person ka hyrë 4 ditë para ngjarjes me një grup personash. Disa janë ndaluar dhe janë verifikuar. Të gjithë janë nën hetim. Ngjarja është nën hetim për një incident të organizuar.

/Ora News
KOHA JONË SONDAZH

