Sokolaj: Prokuroria e ka marrë 7 herë në pyetje Xhisiela Malokun, çfarë u zbulua
Gazetari Trashgim Sokolaj i ftuar në “Arena” në Ora News, thotë se Xhisiela Maloku është marrë 7 herë në pyetje nga Prokuroria dhe në të 7-ta raste ka pasur ndryshime të qëndrimeve të saj, duke shtuar se prokuroria ka kërkuar prova të tjera për të vënë nën akuzë Rexhep Rrajën.
Sokolaj: Në dijeninë time, pasi procesi ka shkuar në Prokurori është vendosur në një shinë ligjore. Vajza përpara se të jepte intervistat, është pyetur 7 herë në prokurori dhe në secilën prej këtyre dëshmive vajza harron elementë të caktuar dhe shton elementë të tjerë. Në të gjitha këto raste, grupi i hetimit ka kuptuar se me dëshminë e kësaj vajze nuk mund të shkonte në gjykatë duke akuzuar një person për dhunë.
Është bërë e domosdoshme që hetimi të orientohet përtej dëshmive të saj, me mbikëqyrjen e kamerave, me mbikëqyrjen e automjetit, me mbikëqyrjen e banesës, me sekuestrimin e telefonave celularë, me përgjimin ambiental që është bërë në policinë e Krujës, me komunikimet në rrjetin sociale në Instagram ku intensiteti ka qenë dhe pas publikimit të rastit që Xhisiela ka komunikuar me personin në fjalë dhe të gjitha këto. Ajo që më kanë konfirmuar ditët e fundit nga Prokuroria është që ndryshimi i deklarimeve të Xhisielës, nuk sjell asnjë lloj ndryshimi në hetimin e rastit dhe përfaqësimin në gjyq. Dosja do të dërgohet në Gjykatë brenda pak ditësh.
KOHA JONË SONDAZH

