Sokoli dhe e dashura u vranë në aksident, policia greke kërkon autorin

Policia greke është në kërkim të makinës xhip i zi që vrau çiftin e ri, Sokolin 26-vjeçar nga Shqipëria dhe Veronikën 23-vjeçare nga Polonia dhe i braktisi në asfalt.

Aksidenti ndodhi të dielën orët e para të mëngjesit kur çifti Sokol Shkurti dhe Veronika Kiueek, kthehej nga argëtimi dhe për pak metra ndoqi në drejtim të kundërt rrugën Agiu Meletiu në qendër të Athinës. Të dy humbën jetën në asfalt, ndërsa shoferi i makinës xhip u largua menjëherë.

Në reportazhin e Star Channel dëshmitarët rrëfejnë momentet e frikshme, ndërsa i ati i Veronikës, Slavimir Kiupek kërkon drejtësi, të gjendet shoferi që nuk mori mundimin të jepte ndihmën e parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Dua të gjej njeriun që vrau vajzën time dhe të dashurin e saj”, shprehet babai i 23-vjeçares Slawimir Kiueek. Sokoli punonte courier ndërsa Veronika studionte për Mikrobiologji.

Swiss Digital Mobile Reklama
Οδηγός αυτοκινήτου χτύπησε και παράτησε νεαρό ζευγάρι

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?